Më shumë të vrarë e lënduar nga shpërthimet në Irak

Bota

Më shumë të vrarë e lënduar nga shpërthimet në Irak

Më: 1 maj 2016 Në ora: 14:41

Shpërthime të dyfishta të veturave, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë Shteti Islamik, kanë vrarë sot të paktën 32 njerëz dhe më shumë se 70 të tjerë i kanë lënë të lënduar në jug të Irakut, njoftojnë zyrtarët irakianë.

Shpërthimi i parë ndodhi në mesditë, në afërsi të një ndërtese lokale qeveritare, në qendër të qytetit jugor irakian të Samawas. Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi rreth 5 minuta më vonë, rreth 60 metra larg një stacioni të autobusëve dhe 400 metra larg vendit ku ndodhi shpërthimi i parë.

Gjatë ditës së djeshme, një veturë bombë në dalje të Bagdadit vrau të paktën 32 njerëz.

Grupi ekstremist Shteti Islamik kontrollon kryesisht disa pjesë të zonave sunite në veri dhe perëndim të vendit. Sulmet në provincat që konsiderohen shiite janë relativisht të rralla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat