Pas sulmeve terroriste, nesër hapet aeroporti i Brukselit

Bota

Pas sulmeve terroriste, nesër hapet aeroporti i Brukselit

Më: 30 prill 2016 Në ora: 19:39

Rreth një muaj e gjysmë pas sulmeve terroriste në Bruksel, ditën e nesërme do të hapet pjesërisht aeroporti i Brukselit, përkatësisht zona e nisjeve të fluturimeve

Në një komunikatë për media, menaxheri i aeroportit ka njoftuar se pas ceremonisë së rihapjes, pasagjerët e tri fluturimeve do të mund të nisen të dielën nga zona e nisjeve në aeroport.

Dy kamikazë të lidhur me ISIS hodhën vetën në erë në atë zonë të aeroportit më 22 mars, ndërsa një sulmues i tretë vendosi një bombë të njëjtën ditë në stacionin e metrosë në kryeqytetin belg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat