Aleatët e Rohanit fitojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Iran

Bota

Aleatët e Rohanit fitojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Iran

Më: 30 prill 2016 Në ora: 18:14

Aleatët politik të presidentit të Iranit, Hassan Rohani, kanë fituar në rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, sipas rezultateve zyrtare.

Ministria e Brendshme e Iranit tha sot se Lista e Shpresës, e cila e përkrahë Rohanin, ka fituar edhe 38 ulëse shtesë në legjislaturën prej 290 ulëseve, si rezultatat i rrethit të dytë të zgjedhjeve, që u mbajtën dje.

Sidoqoftë, pritet që bllokut t’i mungojnë edhe dy ulëse për ta fituar shumicën absolute në parlament.

Rezultatet e bëjnë Listën e Shpresës fraksionin më të madh në parlamentin e ri, i cili i hap punimet më 27 maj.

Partitë konservative i kanë 86 ulëse në parlamentin e ri, përderisa të pavarurit i mbajnë 61 ulëse.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve u mbajt dje për të vendosur se kujt i shkojnë 68 ulëset e parlamentit, pasi asnjë kandidat nuk e fitoi shumicën në rrethin e parë të votimeve, të mbajtura në shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat