Bagdat, 17 të vdekur nga një shpërthim vetëvrasës

Bota

Bagdat, 17 të vdekur nga një shpërthim vetëvrasës

Më: 30 prill 2016 Në ora: 16:55

Një shpërthim vetëvrasës me makinë-bombë pranë një grupi pelegrinësh shiitë pranë Bagdatit la të paktën 17 të vrarë dhe plagosi mbi 40 të tjerë, njofton policia irakiane.

Zyrtarët thanë se shpërthimi kishte në shenjestër pelegrinët që shkonin në një faltore shiite, por kishte njoftime të tjera që thonin se autori i sulmit donte të godiste klietët në një treg të hapur aty pranë. Ende nuk është e qartë se kush ishte objektivi i sulmit.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim, megjithëse ISIS ka deklaruar në të kaluarën autorësinë për sulme të ngjashme që kishin në shenjestër pelegrinë shiitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat