AFD në Gjermani kundër simboleve fetare, qytetarët protestojnë (Foto)

Bota

AFD në Gjermani kundër simboleve fetare, qytetarët protestojnë (Foto)

Më: 30 prill 2016 Në ora: 14:04

Qindra protestues të krahut të majtë në Gjermani janë përpjekur të bllokojnë pjesëmarrësit e një konferencë të ekstremit të djathtë të partisë gjermane, e cila është duke u mbajtur në qytetin e Shtutgartit.

Partia “Alternativa për Gjermaninë”, pritet që gjatë kësaj konferencë të shpallë vetën si anti – islamike.

Rreth 1000 oficerë të Policisë, të cilët kishin rrethuar protestuesit, ka hedhur gaz lotsjellës në turmat e protestuesve.

AFD dëshiron të mos lejojë bartjen e mbulesave për femra dhe t’i ndalojë me ligj minaret në Gjermani.

Pavarësisht protestës, konferenca ka filluar ashtu siç ishte planifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat