Protestuesit sulmojnë policinë me vezë (Foto)

Bota

Protestuesit sulmojnë policinë me vezë (Foto)

Më: 30 prill 2016 Në ora: 11:04

Qindra protestues në Kaliforni i kanë thyer barrikadat dhe kanë hedhur vezë ndaj Policisë jashtë një hoteli në Kaliforni, gjatë kohës kur kandidati republikan për president, Donald Trump, ishte duke mbajtur një fjalim, në të cilën paraqiti konventën republikane të qeverisjes së shtetit amerikan.

Demonstratat kishin vazhduar dje gjatë ditës në qytetin e Burlingamit, për çka Trump ishte detyruar të hynte në hotel nga hyrja e pasme.

Tubimet e tjera të parapara të mbahen nga Trump janë penguar nga dhuna, ku Policia kishte arrestuar mbi 20 persona.

Kjo nuk është pengesa e vetme e fushatës së Donald Trumpit, i cili ishte detyruar të anulonte edhe disa tubime në mars, pasi kërcënimeve të qindra protestuesve nëÇikago dhe St Louis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat