Rezultatet paraprake në Iran tregojnë epërsinë e reformistëve

Bota

Rezultatet paraprake në Iran tregojnë epërsinë e reformistëve

Më: 30 prill 2016 Në ora: 10:46

Rezultatet paraprake tregojnë se reformistët dhe politikanët e moderuar në Iran po udhëheqin në rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të vendit, raportojnë sot mediat iraniane.

Gjashtëdhjetëetetë (68) ulëse të legjislaturës prej 290 sosh janë në garë për të marrë vota nga zgjedhjet e mbajtura dje në Iran.

Agjencia e lajmeve Fars tha se sipas rezultateve fillestare, të paktën 33 ulëse i takojnë Listës së Shpresës, një koalicion i të moderuarve, që ka aleancë me presidentin Hassan Rohani.

Konservativët kanë fituar 21 ulëse, ndërsa 14 ulëset e mbetura kanë shkuar te të pavarurit, raporton agjencia e lajmeve.

Rezultatet zyrtare priten më vonë gjatë ditës.

Nga këto zgjedhje, ku patën të drejtë vote 17 milionë njerëz, do të vendoset përbërja e Parlamentit të Iranit.

Presidenti Rohani dhe aleatët e tij të moderuar shënuan fitore të mëdha gjatë rrethit të parë të votimeve më 26 shkurt, por nuk arritën ta fitojnë shumicën.

Parlamenti i ri do ta nisë seancën e parë më 27 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat