Nëse Finlanda kërkon të hyjë në NATO, duhet ta bëjë bashkë me Suedinë

Bota

Nëse Finlanda kërkon të hyjë në NATO, duhet ta bëjë bashkë me Suedinë

Më: 29 prill 2016 Në ora: 23:19

Finlanda, nëse hyn në NATO, duhet ta bëjë këtë njëkohësisht me Suedinë, por duhet të jetë gjithashtu e ndërgjegjshme se kjo do të provokojë një krizë me Rusinë, njoftuan sot ekspertët e thërritur nga qeveria e finlandeze.

“Aderimi i Finlandës në NATO pa Suedinë do të gjeneronte një situatë delikate në aspektin strategjik të një avanposti pa një vazhdimësi territoriale me NATO-n”, thanë ekspertët.

Qeveria e djathtë finlandeze kishte kërkuar këtë raport për shkak të intensifikimit të aktivitetit ushtarak të Rusisë në detin Balltik dhe pranë kufirit finlandez, si dhe për të vlerësuar argumentat pro dhe kundër një aderimi të mundshëm në Aleancën e Atlantikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat