Merkel: Britania do të jetë me fortë brenda BE-së

Bota

Merkel: Britania do të jetë me fortë brenda BE-së

Më: 29 prill 2016 Në ora: 20:30

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se qëndrimi në Bashkimin Europian i siguron Britanisë ekonomi të fortë dhe prosperitet. Gjatë një konference me kryeministrin e Letonisë, Merkel shtoi se edhe marrëveshja e tregtisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian do të sjellë benefitet e saj.

Qëndrimi në Bashkimin Europian do ti sigurojë Britanisë së madhe prosperitet, ekonomi të fortë dhe begati.

Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke shtuar se marrëveshja mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të sjellë gjithashtu benefitet e veta në ekonomi.

“Duhet të them realisht avantazhet që sjell anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe është e qartë se mes tyre është edhe marëveshja e Tregtisë dhe Investimeve të Partneritetit Transatlantik e cila është ne negociata e siper”, tha Merkel.

“Të gjithë flasin nga perspektiva e tyre, unë flas nga e imja. Ne duam një Britani të fortë ekonomiksiht dhe me prosperitet në Bashkimin Europian”, u shpreh Merkel gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Letonisë Maris Kucinskis.

Teksa në opininonin e gjerë janë ngritur shqetësimet se referendumi i qershorit ku britanikà «t do të vendosin qëndrimin ose largimin nga unioni mund të dëmtojnë unionin europian, Kryeministri letonez tha se shpreson që kjo mos të ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat