Marrëveshje amerikano-ruse për ndalimin e luftimeve në Siri

Bota

Marrëveshje amerikano-ruse për ndalimin e luftimeve në Siri

Më: 29 prill 2016 Në ora: 20:22

Një marrëveshje amerikano-ruse që parashikon një ndalim të luftimeve nga të dyja palët por që përjashton qytetin e Alepos do të hyjë në fuqi nesër në mëngjes, njoftuan sot burime amerikane, siriane dhe ruse.

Një armëpushim mes forcave qeveritare dhe grupeve rebele kishte hyrë në fuqi më 27 shkurt me iniciativë të SHBA-së dhe Rusisë por u shpërbë ditët e fundit, kryesisht për shkak të luftimeve intensive në Alepo.

Marrëveshja e bërë publike sot bie në dy fronte, në veri të rajonit të Latakias, një bastion i regjimit në perëndim të vendit, dhe në Ghutan lindore, një rajon rebel në lindje të Damaskut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat