Asnjë i mbijetuar pas rrëzimit të një helikopteri me 15 persona në bord

Bota

Asnjë i mbijetuar pas rrëzimit të një helikopteri me 15 persona në bord

Më: 29 prill 2016 Në ora: 16:09

Një helikopter u rrëzua sot në perëndim të Norvegjisë, njoftoi policia e vendit skandinav, ndërkohë që media bën të ditur për praninë e 15 personave në bord.

“Disa dëshmitarë bënë të ditur se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe vërejtur disa trupa që ndodhen në afërsi të detit”, sipas stacionit televiziv TV2.

“Forcat e ndihmës së shpejtë u vunë menjëherë në veprim pas sinjalizimit të rrëzimit të një helikopteri në zonën pranë ishullit Tyroy”, njoftoi policia norvegjeze në Twitter. Ky ishull shtrihet në rajonin Bergen, qyteti i dytë më i madh.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një helikopter i cili monitoronte anijet duke kryer fluturime midis kontinentit dhe platformave të naftës në Detin e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat