Policët robotë në Kinë

Bota

Policët robotë në Kinë

Më: 29 prill 2016 Në ora: 13:01

Në Kinë, shkencëtarët kanë ndërtuar një robot polic, i gjatë 1.5 metra, i cili është i ngarkuar elektrikisht për të mbajtur nën kontroll protestuesit në rast në protestave. Po ashtu, robotët e tillë do të bëhen për të ndihmuar policinë në patrullat e tyre rrugëve.

Sipas shkencëtarëve, këta robot do të luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e masave anti – terroriste dhe anti – trazirave në vend, sidomos në rastet kur ato bëhen të dhunshme.

Këta robotë do të jenë të projektuar në atë mënyrë që të jenë në gjendje të njoftojnë edhe policinë në raste të problemeve. Ata do të jenë në gjendje të veprojnë deri në tetë orë.

Akoma nuk dihet numri i saktë i robotëve të krijuar nga shkencëtarët dhe kur do të shihen nëpër rrugët e qyteteve të Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat