Në Kaliforni nuk e duan Trumpin

Bota

Në Kaliforni nuk e duan Trumpin

Më: 29 prill 2016 Në ora: 11:04

Qindra demonstrues kanë bllokuar rrugët në Kaliforni, ku kandidati republikan për president, Donald Trump, ka mbajtur një tubim.

Demonstruesit kishin thyer dritaret e një veture të Policisë, gjatë kohës sa kandidati republikan po mbante fjalimin në një sallë në Kosta Mesa. Policia deri më tani ka arrestuar 20 persona.

Ky reagim i qytetarëve ka ardhur pas deklaratave të Trump, i cili kishte premtuar se do të lejonte depërtimin e miliona emigrante të paligjshëm në këtë zonë, në rast se zgjidhet president i SHBA – ve në nëntor.

Ai po përballet me kundërshtim të fortë të pjesë të Kalifornisë, veçanërisht në mesin e Latinos.

Amfiteatri ku po mbahej tubimi i Trumpit ishte mbushur me rreth 18 mijë njerëz dhe qindra të tjerë që rrinin jashtë. Demonstruesit brohoritnin “Ndërto këtë mur”, për të kundërshtuar deklaratat e Trumpit për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat