Një azilkërkues në Australi e djegë vetën

Bota

Një azilkërkues në Australi e djegë vetën

Më: 29 prill 2016 Në ora: 08:36

Një azilkërkues iranian, 23 vjeç, i cili është vetëdjegur në një qendër paraburgimi të Australisë në ishullin Nauru, ka ndërruar jetë.

Departamenti për migrim i Australisë ka konfirmuar se azilkërkuesi ka vdekur të premten, në spital.

Sipas Qeverisë në Nauru, veprimet e tij kanë qenë “protestë politike”.

Njeriu i njohur si Omid, i vuri flakën vetes në qendrën e paraburgimit në Naurua të martën dhe pastaj u dërgua në spitalin e Brisbanes në Australi me djegie të rënda.

Australia refuzon të pranojë azilkërkues që përpiqen të arrijnë brigjet e saj me anije.

Ajo po paguan ishujt përreth për t’i mbajtur në kampe paraburgimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat