Kerry vlerëson përpjekjet arabe kundër terrorizmit

Bota

Kerry vlerëson përpjekjet arabe kundër terrorizmit

Më: 29 prill 2016 Në ora: 08:23

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka lavdëruar vendet në Lindjen e Mesme, të cilat, sipas tij, janë duke punuar për të sjellë ndryshime politike dhe ekonomike në rajon.

Në një intervistë ekskluzive për rrjetin al-Hurra, Kerry ka vlerësuar lart përpjekjet e vedeve arabe për të luftuar terroristët e Shtetit Islamik.

Marrë parasysh se 66 shtete marrin pjesë në luftën kundër grupit ekstremist, Kerry ka thënë se vendet në Lindjen e Mesme “janë thellë të angazhuara në këtë përpjekje”.

“Duke punuar së bashku, koalicioni ndërkombëtar ka rikthyer 44 përqind të territorit nga Shteti Islamik në Irak dhe 16 apo 17 përqind në Siri”, ka thënë Kerry.

Sekretari amerikan ka thënë se SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë marrë masa specifike për të luftuar Shtetin Islamik, përfshirë ndërprerjen e fondeve të tyre, parandalimin e njerëzve të rinj për t’u indoktrinuar dhe reduktimin e luftëtarëve të huaj duke forcuar rregullat e udhëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat