Fillon ndërtimi i bazës ushtarake turke në Katar

Bota

Fillon ndërtimi i bazës ushtarake turke në Katar

Më: 28 prill 2016 Në ora: 19:19

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka lajmëruar fillimin e punës për ndërtimin e bazës ushtarake turke në Katar.

Gjatë vizitës së tij në Doha, u konfirmua nënshkrimi i marrëveshjes të bashkëpunimit ushtarak të Turqisë dhe Katarit.

Në vitin 2014 dy vendet kanë firmosur një marrëveshje partneriteti dhe bashkëpunimi ushtarak për ndërtimin e kësaj baze.

Oficerët e ushtrisë turke thanë se kjo do të jetë baza e dyta më e madhe e vendosur jashtë shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat