​Kriza e emigrantëve: Ban Ki-Moon kritikon vendet evropiane

Bota

​Kriza e emigrantëve: Ban Ki-Moon kritikon vendet evropiane

Më: 28 prill 2016 Në ora: 18:39

Ban Ki-Moon, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka kritikuar vendet evropiane për politikat gjithnjë e më kufizuese ndaj emigrantëve.

Deklarata e Ban vjen një ditë pasi deputetët austriakë miratuan një projektrezolutë që kufizon të drejtat e azilit dhe lejon autoritetet vendase që kërkesat të refuzohen që në kufi. Autoritetet austriake ndërkohë u shprehën se nuk kanë asnjë alternativë tjetër, sa kohë asnjë prej vendeve të tjera evropiane nuk bën pjesën që u takon në këtë krizë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka kritikuar ashpër politikat gjithmonë e më kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj emigrantëve.

Gjatë një fjalimi në Parlamentin austriak, Ban u shpreh se frenime të tilla janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të vendeve anëtare.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi deputetët austriakë miratuan një projektrezolutë që kufizon të drejtat e azilit dhe lejon autoritetet vendase që kërkesat të refuzohen që në kufi.

“Jam i shqetësuar se politika t e vendeve evropiane ndaj klandestinëve janë gjithmonë e më kufizuese, të cilat ndikojnë negativisht në detyrimin e shteteve anëtare sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtës evropiane”, tha Ban Ki Moon.

Ban nuk përmendi ndonjë vend konkret, por sipas mediave ndërkombëtare fjalimi i referohej në një pjesë të mirë të tij Austrisë pas miratimit të ligjit që i lejon Qeverisë austriake të deklarojë një “gjendje të jashtëzakonshme për të refuzuar azilkërkuesit, përfshirë ato nga Siria.

Ministri i Brendshëm Wolfgang Sobotka tha se Austria nuk kishte zgjidhje tjetër, sa kohë anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian nuk bëjnë pjesën e tyre në këtë krizë të thellë të klandestineve.

Legjislacioni është dënuar nga grupet e të drejtave, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat