Gjeorgji, përpjekje për shitje të uraniumit

Bota

Gjeorgji, përpjekje për shitje të uraniumit

Më: 28 prill 2016 Në ora: 18:26

Autoritetet në Gjeorgji thanë sot se kanë ndaluar pesë qytetarë gjeorgjianë, të cilët po përpiqeshin të shisnin uranium.

Autoritet nuk thanë në se grupi kishte siguruar një blerës, apo se ku e kishte gjetur materialin bërthamor që ka një vlerë prej 3 milionë dollarësh.

Uraniumi-238 që ata po përpiqeshin të shisnin, mund të përdoret si komponent për armët bërthamore.

Gjeorgjia ka qënë republikë sovjetike dhe udhëheqësit botërorë kanë shprehur shqetësim për sigurinë e materialit bërthamor që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Të ndaluarit përballen me 5 deri në 10 burgim, në se gjenden fajtorë.

Në një incident të ngjashëm, në fillim të këtij muaji, shërbimi gjeorgjian i sigurisë ndaloi tre shtetas armenë dhe tre gjeorgjianë për zotërim të paligjshëm të Uraniumit-238, të cilin thuhet se po përpiqeshin ta shisnin për 200 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat