Sulme ajrore në Alep

Bota

Sulme ajrore në Alep

Më: 28 prill 2016 Në ora: 16:19

Sulmet ajrore goditën një spital në zonën e kontrolluar nga rebelët në Alepo të Sirisë duke vrarë të paktën 27 persona përfshi tre fëmijë dhe disa mjekë, tha organizata Vëzhguesit Sirianë për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë, i dërguari i OKB-së për Sirinë tha se ka në plan të mbajë një raund tjetër bisedimesh për paqen muajin e ardhshëm, por bëri thirrje për rigjallërimin e armëpushimit.

Spitali al-Quds mbështetej nga organizata ndërkombëtare e bamirësisë Mjekët pa Kufij që thotë se çdo gjë në spital është shkatërruar pasi ndërtesa u godit nga një sulm ajror i drejtpërdrejtë që vrau të paktën tre mjekë dhe 14 pavientë.

Kreu i operacioneve të shpëtimit tha se numri i viktimave mund të jetë 50, duke shtuar se shumica e tyre ishin në një ndërtesë ngjitur me spitalin.

Videot e publikuara në median sociale tregojnë pasojat e sulmeve ajrore dhe zyrtarët e shpëtimit që nxjerrin trupat nga rrënojat.

Ndërkohë, i dërguari i OKB-së për Sirinë tha se se ka në plan të mbajë një raund tjetër bisedimesh për paqen muajin e ardhshëm por bëri thirrje për rigjallërimin e armëpushimit para caktimit të një date.

"Luftimet duhet të ndërpriten që të rigjallërohet armëpushimi. Unë po bëj thirrje në emër të OKB-së dhe kjo është plotësisht e mundur. E di se Rusia edhe Shtetet e Bashkuara po bisedojnë për të shpëtuar armëpushimin, që ka qënë në fakt një sukses, por ai duhet ruajtur. Pa armëpushim është vështorë që zhvillosh bisedime”.

Staffan de Mistura i bëri komentet sot pasi informoi Këshillin e Sigurimit mbi bisedimet. Ai tha se diskutimet kishin përparuar disi megjithë shkallëzimin e dhunës në Siri.

Organizata Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se 91 civilë janë vrarë në sulmet ajrore gjatë gjashtë ditëve të fundit në Aleppo dhe 49 civilë u vranë në një bombardim të rebelëve në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat