“Përkeqësim katastrofik” i situatës në Alepo të Sirisë

Bota

“Përkeqësim katastrofik” i situatës në Alepo të Sirisë

Më: 28 prill 2016 Në ora: 15:30

Shefi i task-forcës humanitare të Kombeve të Bashkuara në Siri, Jan Egeland, ka thënë se ka “përkeqësim katastrofik” të situatës në Alepo dhe në disa pjesë të Homsit.

Duke folur pasi sulmet ajrore në Alepo kanë goditur një spital dhe ndërtesa të tjera, duke vrarë mbi 60 civilë, Egeland ka thënë se askush nuk dyshon në seriozitetin e situatës.

Egeland ka thënë se “nuk mund të shpjegojë se sa i madh është rreziku në orët dhe ditët e ardhshme”.

Ushtria siriane ka mohuar se ka qëlluar qëllimisht spitalin në Alepo, përkatësisht në zonën që kontrollohet nga rebelët.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011.

Mbi 270,000 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se gjysma e popullsisë është zhvendosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat