​Grushta në parlamentin turk (Video)

Bota

​Grushta në parlamentin turk (Video)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 15:14

Deputetët e Parlamentit turk janë përfshirë në një përplasje fizike pas një debati që nisi për shkak të çështjes kurde.

Përfaqësuesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në të cilën bëjnë pjesë presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri Ahmet Davutoglu, janë konfrontuar me ligjvënësit e Partisë Demokratike të Popullit, forcë politike që kryesohet nga Selahatin Demirtas.

Gjithçka nisi kur deputeti i Partisë Demokratike të Popullit, Ferhat Encu, e hapi fjalimin e tij duke deklaruar se qeveria kishte vrarë dhe masakruar qytetarë dhe fëmijë të pafajshëm të etnisë kurde në rajonin juglindor të vendit.

Përfaqësuesit e kësaj force politike kanë mbajtur një qëndrim pro-dhënies së autonomisë ndaj kurdëve. Por nuk janë të të njëjtit mendim përfaqësuesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, të cilët e ndrëprenë fjalimin e deputetit.

Pas kësaj palët nisin të lëshojnë akuza dhe kundër akuza. Qeveritarët deklaruan se opozita po mbështet terroristë t, ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike të Popullit nisën të bërtasin fjalë të ndryshme si vrasës, masakrues, etj.

Një gjë e tillë ka detyruar drejtuesit e parlamentit që të shtyjnë edhe votimin për ratifikimin e marrëveshjes së emigrantëve që qeveria e Ankarasë ka firmosur me Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat