Turqia diskuton heqjen e imunitetit për deputetët

Bota

Turqia diskuton heqjen e imunitetit për deputetët

Më: 28 prill 2016 Në ora: 12:36

Një komision parlamentar në Turqi ka nisur të shqyrtojë një propozim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka pushtetin, për t’iu hequr ligjvënësve imunitetin nga ndjekja penale.

Ky veprim thuhet se mund t’i hapë rrugë gjykimit të deputetëve pro-kurdë, nën akuzat për terrorizëm.

Komisioni ka nisur sot diskutimet për ndryshimet kushtetuese, të cilat janë propozuar pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Partinë Popullore Demokratike, se është krah i një grupi të jashtëligjshëm kurd.

Këto zhvillime vijnë në kohën kur është rritur dhuna në lindje të Turqisë, midis forcave qeveritare dhe rebelëve kurdë.

Armëpushimi midis tyre ka kolapsuar verën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat