Trendi i ‘shtetësisë globale’

Bota

Trendi i ‘shtetësisë globale’

Më: 28 prill 2016 Në ora: 10:34

Sipas një sondazhi të kryer nga BBC, njerëzit secilën herë e më shumë janë duke e identifikuar vetën me shtetësi globale në vend të qytetarëve kombëtar të një vendi të caktuar. Kjo gjë është bërë më e theksuar për shkak të krizës së refugjatëve jo vetëm në Evropë por edhe më tej, duke u shndërruar në krizë globale.

Ky trend, sipas BBC, është më i theksuar në vendet në zhvillim, ku njerëzit e shohin vetën më shumë jashtë shtetit të tyre.

Kjo gjë më pak e theksuar është në shtetet e zhvilluara, ku si shembull është Gjermania, si një ndër shtetet më të zhvilluara në Evropë. Sipas këtij sondazhi, nëse e krahasojmë vitin 2016 me vitin 2001, atëherë në Gjermani, qytetarë shumë më të paktë në numër thonë se ndjehen si qytetarë globalë.

Sondazhi është kryer me më shumë se 20 mijë njerëz dhe është bërë në 18 vende të botës.

56 për qind prej të anketuarve kanë thënë se e shohin vetën si qytetarë globalë. Përqindja më e lartë ka qenë në Nigeri, 73 për qind, në Kinën 71 për qind, Peru 70 për qind ndërsa në Indi është 67 për qind. Ndërkohë që ky trend, në vendet e industrializuara po shkon në drejtim të kundërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat