Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, në Bruksel ka thënë se, Bashkimi Europian duhet të hapë sa më shpejt kapitujt 23 dhe 24 me Serbinë , duke treguar se qytetarët, në zgjedhjet e fundit kanë mbështetur kursin pro-europian.
Ai në fjalimin e tij në seancën plenare të Parlamentit Europian në Bruksel, ka njoftuar deputetët për një vizitë e tij një javore në Serbi, ku, siç theksoi ai , do të ndjekë nga afër zgjedhjet parlamentare.
“Është sinjal i rëndësishëm se shumica absolute e qytetarëve serbë kanë votuar për një kurs pro-europian të vendit”, tha McAllister.
Ai theksoi se programi i reformave dhe qëndrimi konstruktiv i Beogradit me vendet fqinje kanë përmirësuar dukshëm bashkëpunimin rajonal, si dhe në marrëdhëniet më të ngushta me BE-në.
“Në mënyrë që të ndihmojnë Serbinë që të vazhdojë rrugën e saj europiane, jam i bindur se kapitujt kryesorë 23 dhe 24, në lidhje me gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si dhe drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, duhet të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur”, përfundoi Raportuesi i Parlamentit Evropian.