Ky qytet bullgar ndaloi mbajtjen e ferexhesë

Bota

Ky qytet bullgar ndaloi mbajtjen e ferexhesë

Më: 28 prill 2016 Në ora: 09:41

Qyteti bullgar Pazarxhik ndaloi mbajtjen e çfarë do velloje që mbulon në tërësi fytyrën, me çka autoritetet lokale dëshirojnë t’i zvogëlojnë tensionet mes grupeve shoqërore dhe ta rrisin nivelin e sigurimit, njoftoi Al Xhezira Ballkan.
Këtë ndalesë e mbështetën politikanë nga opsione të ndryshme në qytetin me rreth 70.000 banorë, ku mbajtja e ferexhesë u bë e zakonshme mes myslimaneve, pjesëtarë të pakicës rome.

“Nuk dëshiroj më të dëgjoj se Pazarxhik u bë qytet ku mbahen ferexhe. Dëshirojmë fuqishëm të themi se nuk jemi ashtu, por jemi qytet i banorëve përgjegjës me të cilët lidhen arritje të tjera”, deklaroi kryetari i komunës Todor Popov në radion shtetërore.

Myslimanët përbëjnë rreth 12 për qind të banorëve në Bullgari, ndërsa pjesëtarët janë kryesisht turq, gratë e të cilëve nuk mbajnë vello për mbulimin e fytyrës.

Popov paralajmëroi se çdo shkelje të kësaj ndalese do të dënohet me të holla. Policia theksoi se ndalesa nevojitet për shkak se ferexhetë nuk e mundësojnë identifikimin e shpejtë të personave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat