Jep dorëheqje kryeministri i Ukrainës

Bota

Jep dorëheqje kryeministri i Ukrainës

Më: 10 prill 2016 Në ora: 17:03

Kryeministri i Ukrainës, Arseny Yatseniuk, ka dhënë dorëheqje nga posti gjatë një adresimi televiziv.

“Kam marrë vendim që të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit të Ukrainës. Të martën, më 12 prill, do t’ia dorëzoj atë parlamentit”, ka thënë Yatseniuk në komentet që janë transmetuar në kanalet televizive të Ukrainës.

Yatsenyuk ka qenë në këtë detyrë prejse ish-presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Yanukovych, është rrëzuar nga pushteti në shkurt të vitit 2014.

Presidenti aktual, Petro Poroshenko, i ka kërkuar atij dorëheqjen pak muaj më parë, duke thënë se Yatsenyuk ka humbur mbështetjen.

Qeveria e tij është akuzuar për mosveprim dhe korrupsion.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërcënuar se do të ngrijë të gjitha paratë e ndihmës nëse Ukraina nuk i kryen reformat.

Kryetari i Parlamentit, Volodymyr Groysman, është emëruar nga partia e Poroshenkos si zëvendësues i Yatsenyukut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat