‘Putini mund t’i japë fund luftës në Siri me një telefonatë të vetme’

Bota

‘Putini mund t’i japë fund luftës në Siri me një telefonatë të vetme’

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 16:30

Personi i vetëm i cili mund ta ndërpresë luftën në Siri është presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi shefi i diplomacisë britanike Filip Hamond në intervistën për BBC.

“Ka vetëm një person në planet i cili mund ta ndërpresë luftën qytetare vetëm me një thirrje telefonike. Ai është Putini”, transmeton TASS deklaratën e Hamondit.

Ai në intervistë theksoi se pozita e presidentit sirian Bashar al Asad është i njëjtë sikur një vit më parë.

“Nëse ai do të largohet (nga pushteti) ose do të mbetet varet nga ajo nëse rusët janë të gatshëm ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre ndaj tij”, deklaroi Hamond.

Shefi i diplomacisë britanike në intervistë i bëri thirrje Rusisë ta respektojë të drejtën humanitare dhe t’i ndërpresë sulmet ajrore ndaj forcave të “opozitës së matur” në Siri.

>>Sulmet turke në Siri tërbojnë Putin: Lufta Botërore, më afër sa mendohet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat