Annan: Pabarazia në Afrikë, kërcënim për sigurinë

Bota

Annan: Pabarazia në Afrikë, kërcënim për sigurinë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 15:48

Ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, u ka bërë thirrje udhëheqësve në Afrikë që të mendojnë më pak për veten e tyre dhe më shumë për popullin.

Annan, diplomat nga Gana, ka folur sot në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ai ka përmendur boshllëqet e mëdha midis të pasurve dhe të varfërve dhe midis të fuqishmëve dhe të pafuqishmëve në Afrikë dhe ka thënë se këto pabarazi paraqesin kërcënim për sigurinë.

“Nëse të rinjtë nuk besojnë në të ardhmen, ata mund të joshen dhe t’iu bashkohen grupeve militante”, ka thënë Annan.

Vendet afrikane, përfshirë Somalinë dhe Malin, janë shkatërruar nga sulmet e militantëve.

Kontinenti po ashtu ka qenë burim i madh i refugjatëve dhe migrantëve që ia kanë mësyrë Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat