Roli i ushtrisë amerikane në Afganistan nuk ndryshon

Bota

Roli i ushtrisë amerikane në Afganistan nuk ndryshon

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 13:32

Komandanti në largim i forcave ndërkombëtare në Afganistan, John Campbell, ka thënë se forcat amerikane nuk do të rikthehen në rol aktiv luftarak kundër talibanëve.

Gjenerali amerikan ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të misionit të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht gjasave për një tjetër vit të vështirë të luftës.

Forcat speciale amerikane, që ndihmojnë forcat afgane, kanë qenë të përfshira në luftimet në provincën e paqëndrueshme jugore, Helmand.

“Misioni nuk ka ndryshuar”, ka thënë Campbell për gazetarët në Kabul.

Ai do t’ia kalojë detyrën gjeneralit John Nicholson në muajin mars.

Forcat afgane, të cilat kanë marrë kontrollin e operacioneve luftarake kur NATO-ja ka përfunduar misionin luftarak në Afganistan më 2014, pritet të kenë nevojë për ndihmë ndërkombëtare në vitet që vijnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat