80 përqind e rusëve thonë se ka krizë ekonomike

Bota

80 përqind e rusëve thonë se ka krizë ekonomike

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 13:11

Më shumë se katër të pestat e rusëve besojnë se vendi i tyre është në gjendje të krizës ekonomike.

Qendra e pavarur ruse Levada ka publikuar të dhënat e anketës, të cilat tregojnë se 21 përqind e rusëve besojnë se kriza ekonomike do të zgjasë “shumë vite”, ndërsa 23 përqind besojnë se do të zgjasë së paku dy vjet.

Sipas gjetjeve, 47 përqind e të anketuarve fajësojnë rënien e çmimeve globale të naftës për krizën, 33 përqind fajësojnë korrupsionin, 27 përqind fajësojnë sanksionet perëndimore dhe 26 përqind fajësojnë shpenzimet “e tepruara” për mbrojtjen dhe burokracinë.

Po ashtu, më tepër se gjysma e të anketuarve thonë se kriza i ka detyruar ata të zvogëlojnë shpenzimet për ushqim dhe nevoja të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat