Bombardimet që filluan të shtunën nga Turqia në zonat kurde në veri të Sirisë vazhduan edhe sot, njoftoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
“Bombardimet u intensifikuan pas mesnatës dhe vazhduan edhe sot, duke u përqëndruar në sektorë të kontrolluar nga FDS-ja (Forcat Demokratike Siriane) mes aeroportit ushtarak të Minnigh dhe rajonit të Deir Jamal”, theksoi drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane.
“Disa dhjetëra predha të lëshuara nga artileria turke kanë rrënë në qytetet rreth rajonit Azaz dhe Afrine, duke shkaktuar dëme materiale”, njoftoi një reporter në terren.