Arabia S. "përshpejton" luftën kundër IS-it

Bota

Arabia S. "përshpejton" luftën kundër IS-it

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 10:58

Arabia Saudite ka konfirmuar se do të dërgojë avionë në bazën Incirlik të NATO-s në Turqi, për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS).

Gjenerali i Brigadës, Ahmed al-Assiri, i ka thënë televizionit Al Arabiya se vendi i tij do që të përshpejtojë luftën kundër grupit ekstremist.

Arabia Saudite ka rinisur pjesëmarrjen në sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në javët e fundit dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka mirëpritur rolin e saj.

Të shtunën, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, është cituar të ketë thënë se vendi i tij dhe Arabia Saudite mund të nisin operacione tokësore kundër Shtetit Islamik në Siri.

Po ashtu, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë se nëse procesi politik në Siri dështon, presidenti sirian, Bashar al-Assad, do të largohet “me forcë” nga pushteti.

Arabia Saudite dhe Turqia konsiderojnë se largimi i Assadit nga pushteti është thelbësor për t’i dhënë fund luftës civile në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat