Fico: Kufijtë e mbyllur mund të jenë shkak për shkatërrimin e BE-së

Bota

Fico: Kufijtë e mbyllur mund të jenë shkak për shkatërrimin e BE-së

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 08:43

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico deklaroi sot se ruajtja e kufijve të jashtëm të BE-së është çështje jete a vdekje për këtë union.

”Mbyllja e kufijve mes njëri-tjetrit e vendeve të cilat janë pjesë e Schengenit do të ketë pasoja ekonomike dhe politike. Mbyllja e kufijve në kontekstin e çështjes politike është një paralajmërim simbolik. Por kjo mund të jetë edhe shkak për shkatërrimin e Bashkimit Europian”, deklaroi Fico.

Edhe më parë kryeministri sllovak ka bërë deklarata të forta në lidhje me këtë temë.

Para pak kohësh ai tha se 2016-ta do të jetë viti vendimtar për Bashkimin Europian.

”Ose do të zgjidhet problemi i refugjatëve ose përndryshe ky vit do të jetë fundi për këtë union”, tha Fico.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat