​Papa Françesko në Meksikë: Droga, kanceri që shkatërroi shoqërinë meksikane

Bota

​Papa Françesko në Meksikë: Droga, kanceri që shkatërroi shoqërinë meksikane

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 23:01

Papa Françesko i Vatikanit i ka bërë thirrje liderëve meksikanë që të mundësojnë drejtësi të vërtetë për qytetarët e prekur nga dhuna e narkokarteleve në vend.

Duke folur në ditën e tij të parë të vizitës pesë-ditore që do ta zhvillojë në Meksikë, ai tha se trafikimi me dorogëra është një kancer që ka varfëruar dhe shkatërruar shoqërinë meksikane.

Ai, po ashtu, tha se Kisha Katolike në Meksikë duhet të bëj më shumë se vetëm të dënojë trafikimin e drogërave.

Në Meksikë, Papa u prit me duartrokitje nga turma njerëzish derisa bartej nga vetura e tij. Ai u prit me tepih të kuq në Pallatin Kombëtar. Është hera e parë që një Papë pritet aty.

Më pastaj, ai iu adresua liderëve qeveritarë dhe vazhdoi komentet për peshkopët meksikanë.

Në fjalën e tij, Papa tërhoqi vërejtjen se një shoqëri e udhëhequr nga zilia e egoizmi është terren i përshtatshëm për korrupsion, dhunë dhe trafikim me drogëra, transmeton KosovaPress.

Po ashtu, Papa Fraçesko tha se niveli me problemin e drogës do të thotë se Kisha nuk mund t ë fshehet prapa këtyre problemeve, duke i këshilluar ata që ta luftojnë këtë fenomen me guxim profetik.

Ndërsa, presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto tha se kauzat e Papës janë, po ashtu, edhe kauza të shtetit të Meksikës.

Në një takim paraprak me patriarkun e Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, Papa bëri thirrje për një riunifikim të katolikëve gjatë bisedimeve në Kubë.

Ky takim ishte i pari mes një Pape dhe një kreu të Kishës Ruse që nga fragmentarizimi i krishterimit mes Lindjes e Perëndimit në shekullin e 11-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat