Turqia tregon dhëmbët: Sulmon bazën ushtarake në Siri

Bota

Turqia tregon dhëmbët: Sulmon bazën ushtarake në Siri

Nga: F.D. Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:19

Pas paralajmërime të Turqisë dhe Arabisë Saudite për gatishmërinë e dërgimit të trupave tokësore në Siri, për të rrëzuar Bashar al Assadin nga pushteti, kanë ardhur shenjat e para. Para pak orësh Turqia ka bombarduar bazat e ekstremistëve komunistë kurdë (YPG), të cilët kohët e fundit me ndihmën e bombardimeve ruse, kishin pushtuar territoret kufitare me Turqinë, duke përfshirë edhe një bazë ajrore të kontrolluara më parë nga rebelët e moderuar, njofton gazeta e afërt me pushtetin në Turqi, Daily Sabah.

Sulmet janë regjistruar në provincën e Aleppos, përfshirë Minnigh. Edhe kurdët e kanë konfirmuar lajmin e bombardimit të bazës veriore të Aleppos në Mennigh.

Turqia i konsideron aktivitetet e kurdëve në Siri, PYD dhe YPD, si terroriste, pasi janë pjesë e PKK. Kjo e fundit njihet si terroriste edhe nga SHBA dhe BE./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat