Arrin në 116 numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan

Bota

Arrin në 116 numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:22

Mbetjet e personit të fundit të raportuar të zhdukur nga shembja e një ndërtese në Tajvan janë gjetur një javë pas tërmetit shkatërrues.

Gjetja në qytetin Tainan u ka dhënë fund përpjekjeve të shpëtimit, ka thënë kryetari William Lai.

Numri i të vdekurve nga tërmeti me fuqi prej 6.4 shkallësh të Richterit, tani është 116.

Të premten, presidenti dhe presidenti i zgjedhur i Tajvanit kanë ndjekur një shërbim përkujtimor, të organizuar nga të afërmit e të vrarëve dhe të zhdukurve.

Të gjithë, përveç dy personave të vrarë kanë qenë brenda një ndërtese 17-katëshe, e cila është shembur tërësisht.

Sipërmarrësi i kompleksit Weiguan Jinlong, Lin Ming-hui, dhe dy arkitektë janë arrestuar nën dyshimet për neglizhencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat