Al Shababi merr përgjegjësinë për sulmin në avion

Bota

Al Shababi merr përgjegjësinë për sulmin në avion

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:20

Grupi militant i Somalisë, Al Shabab, ka thënë se ka kryer sulmin me bombë në një aeroplan, i cili ka shkaktuar një vrimë të madhe në trupin e tij.

Në një deklaratë me email, Al Shabab ka thënë se sulmi ka qenë hakmarrje për operacionet e inteligjencës perëndimore në Somali.

Avioni i kompanisë somaleze Daallo Airlines, me 74 pasagjerë në bord, ka bërë ulje emergjente në kryeqytetin Mogadishu, më 2 shkurt, si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur menjëherë pas nisjes.

Një person, i cili thuhet se ka qenë bombarduesi, është hedhur nga aeroplani.

Shpërthimi ka ndodhur rreth 15 minuta pas nisjes së aeroplanit, kur ky i fundit ka qenë në lartësi vetëm prej 3,350 metrash, dhe kabina nuk ka qenë ende nën presion.

Al Shababi përpiqet të rrëzojë Qeverinë somaleze dhe të vendosë një version të rreptë të Ligjit Islamik në Somali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat