Komandanti i NATO-s, Breedlove: Rëndësia e Gjermanisë është vërejtur gjatë intervenimit në Kosovë dhe Afganistan, kritikon Putinin

Bota

Komandanti i NATO-s, Breedlove: Rëndësia e Gjermanisë është vërejtur gjatë intervenimit në Kosovë dhe Afganistan, kritikon Putinin

Nga: Fitim Dika Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 15:33

Gjatë takimit të Mynhenit, forcat ndërkombëtare bisedojnë për arritjen e armëpushimit në Siri, ku ka debate të ashpra mes NATO dhe Rusisë. Në këtë kohë, tabloidi Bild, ka intervistuar komandantin më të lartë të NATO, Philip M. Breedlove, 60.

“Gjermania është një partner kyç i Natos, që e ka treguar veten në ndërhyrjet e përbashkëta ushtarake në Afganistan dhe Kosovë. Gjermania gjithashtu udhëheq një fushatë intensive kundër ISIS dhe trajnon ushtarakët në Irak. Nato kërkon që secili anëtar të merr pjesë më shumë në luftën kundër terrorizmit,” tha ai në pyetjen sesi e shikon rolin e Gjermanisë në NATO.

Rreth marrëdhënieve me Rusinë dhe Perëndimin, ai kërkon marrëdhënie të mira me partnerin lindor, por “fjalët duhet të përputhen me veprat”. Rusia në njërën anë pretendon se lufton ISIS, ndërsa sulmon rebelët e moderuar. “E rrezikshme,” sipas tij, “është dhunimi i hapësirave të qiejve të Natos,” duke menduar këtu fluturimin e aeroplanëve rus, mbi qiellin turk./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat