Medvedev flet për rrezikun e luftës së tretë botërore

Bota

Medvedev flet për rrezikun e luftës së tretë botërore

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 14:15

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka shprehur shqetësim për mundësinë e një lufte të tretë botërore dhe të një kalifati global islamik.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai ka fajësuar Perëndimin për një sërë problemesh rajonale dhe globale.

Ai ka thënë se Perëndimi udhëheq një politikë të rrezikshme kundër Moskës dhe ka paralajmëruar se problemet, si lufta në Siri dhe kërcënimi nga grupi militant Shteti Islamik, mund të përkeqësohen nëse nuk ka bashkëpunim më të madh midis Rusisë dhe Perëndimit.

Medvedev ka thënë se marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s “kanë rrëshqitur në një periudhë të re të Luftës së Ftohtë”.

“Gati çdo ditë, ne akuzohemi për kërcënime të reja të tmerrshme ose kundër NATO-s, ose kundër Evropës, ose kundër Shteteve të Bashkuara apo vendeve të tjera”, ka thënë Medvedev.

Perëndimi kritikon Rusinë për mbështetjen që u jep separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, si dhe për aneksimin e paligjshëm që i ka bërë Krimesë.

Qeveritë perëndimore po ashtu thonë se Rusia kryen sulme ajrore në Siri në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe kundër opozitës së moderuar siriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat