Turqia akuza Rusisë: Ata po bombardojnë në shkolla dhe në spitale

Bota

Turqia akuza Rusisë: Ata po bombardojnë në shkolla dhe në spitale

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 11:21

Zyrtarët më të lartë turq vazhdojnë të akuzojnë Rusinë duke e bërë atë përgjegjësen kryesore për ikjet masive të sirianëve. “Ata po bombardojnë mbi shkolla dhe mbi spitale” kështu është shprehur Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, duke folur nga konferenca e sigurisë që po mbahet në Mynih, teksa shtoi se bombardimet e forcave ajrore ruse po e përshkallëzojnë edhe më tej situatën problematike.

“Përse po largohen të gjithë këta njerëz nga shtëpitë? Ata qëndruan atje për pesë vite, pavarësisht terrorit dhe regjimit brutal. Ata po ikim për shkak të sulmeve të Rusisë.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur për armëpushimin, ata vijojnë të bombardojnë mbi qytetarët.

Vetëm gjatë orëve të fundit kanë vrarë 16 civilë dhe mund t’u them se në objektivat e tyre përfshihen shkollat dhe spitalet.”

Për shkak të fushatës së bombardimeve ajrore, mijëra qytetarë sirianë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë. Ata janë duke qëndruar aktualisht në kufirin e Turqisë, ku dhe janë ngritur kampe të përkohshme strehimi. Qeveria e Ankarasë ka deklaruar se do t’i pranojë emigrantët në një mënyrë të kontrrolluar, por ka bërë vazhdimisht thirrje që bombardimet e forcave ajrore ruse të ndalojnë.

Megjithatë, pavarësisht marrëveshjes së paqes, armëpushimi duket se ësthë ende larg. Grupet rebele siriane kanë deklaruar se ata vijojnë të mbeten skeptikë mbi premtimet e Rusisë, duke shtuar se do të vazhdojnë që të luftojnë nëse do t’a shohin se gjërat nuk do të ndryshojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat