Situata në juglindje të Turqisë, ushtria vret 27 militantë kurdë

Bota

Situata në juglindje të Turqisë, ushtria vret 27 militantë kurdë

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 23:12

​Ushtria turke ka vrarë 27 militantë kurdë gjatë orëve të fundit, pas përplasjeve të armatosura në jug-lindje të vendit.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, qeveria njoftoi se të gjithë viktimat ishin pjesë e Partisë së Puntorëve të Kurdistanit, e cila nga Ankaraja konsiderohet si një organizatë terroriste.

Situata më e rënduar paraqitetet në qytetin e Diabakirit, ku prej shumë ditësh qyteti është i rrethuar nga ushtarë të shumtë.

Për mediat është prononcuar edhe Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala, i cili tha se forcat e sigurisë i kanë përmbushur me sukses misionet e tyre, duke shtuar se gjatë ditëve në vijim rajoni mund të rikthehet në normalitet.

Protestat dhe përplasjet në jug-lindje të Turqisë u intensifikuan gjatë muajit dhjetor. Që prej atëherë, më shumë se 800 militantë kanë humbur jetën, ndërkohë që viktima ka patur edhe nga rradhët e ushtrisë.

Megjithatë, zëdhënës të Partisë Demokratike të Popullit, e cila është nje tjetër forcë politike pro-kurde pretendon s e ushtria turke ka ekzekutuar edhe 128 civilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat