Pas marrëveshjes së armëpushimit, Assad: Do t’a rimarrim të gjithë Sirinë

Bota

Pas marrëveshjes së armëpushimit, Assad: Do t’a rimarrim të gjithë Sirinë

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 22:49

Presidenti Bashar al-Assad ka deklaruar se forcat qeveritare do të përpiqen që të rimarrin të gjithë territoret e humbura në Siri.

Prononcimi i tij ka ardhur pas firmosjes së marrëveshjes për armëpushimin, ndërkohë që nënvizoi se proçesi i gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare do të kërkojë një kohë që të gjatë.

Assad tha se pjesëmarrja në negociatat për paqen nuk nënkuptojnë se qeveria e tij do të heqë dorë nga lufta kundër terrorizmit.

Megjithatë, fuqitë ndërkombëtare dhe qeveria siriane ndajnë pikëpamje të ndryshme rreth grupeve rebele.

Perëndimi i konsideron këta të fundit si kundërshtues të regjimit, ndërkohë që Presidenti Assad dhe aleatët e tij ka përdorur vazhdimisht termin organizatë terroriste për disa prej grupeve opozitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat