Fillon një takim historik mes papa Françeskut dhe patriarkut rus Kirill

Bota

Fillon një takim historik mes papa Françeskut dhe patriarkut rus Kirill

Nga: F.D. Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 20:32

(E plotesuar)Papa Françesku dhe patriarku ortodoks rus Kirill zhvilluan sot në Kubë një takim historik, i pari i dy krerëve të këtyre kishave që prej ndarjes mes të krishterëve të Orientit dhe të Perëndimit rreth një mijë vite më parë.

Dy personalitetet do të bisedojnë për rreth dy orë në një sallon të aeroportit, Jose Marti, në Havana, para se të nënshkruajnë një deklaratë të gjatë të përbashkët që do të flasë për persekutimin kundër të krishterëve dhe për mbrojtjen e vlerave kristiane në botë.

Papa Francesku sot shkruan historinë: Takohet me numrin një të Kishës Ortodokse

Patriarku i Kishës ruse kishte takuar më parë papën, por vetëm në cilësinë e përfaqësuesit të jashtëm të kishës ruse dhe kurrsesi pas momentit kur mori çelësat e udhëheqjes të qindra milionë ortodoksëve. Rreth dy vite kanë biseduar ndërmjetësuesit, për të mundësuar këtë takim dhe tani “rastësisht” ata ndodhen në Havana, ku nga kryqësimi i rrugëve do ndajnë kohën për një bisedë të shkurtër.

Temë e bisedimeve do jetë përndjekja e të krishterëve në Lindjen e Mesme, përafrimi i kishave, edhe pse politikat e tyre janë diametralisht të kundërta, pasi Patriarku mbështet ndërhyrjen ushtarake ruse në Siri si “Luftë mbrojtëse” dhe kryesisht mban politikën e njëjtë me Putinin.

Ndarja mes katolikëve dhe ortodoksëve

Në vitin 1054 (Shisma e Madhe) ishte e pamundur të binden krishterët lindorë për të pranuar autoritetin e Papës, duke ardhur ndarja e krishterëve mes dy grupacioneve më të mëdha, katolikët (të përgjithshmit) dhe ortodoksët (besimtarët e drejtë). Rusët prej në fillim ishin me kishën e dytë lindore, ndërsa perëndimi kryesisht mbeti katolike, për të pësuar pas disa shekujsh çarjen tjetër me lindjen e protestantizmit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat