Ghani: IS “është duke u larguar” nga Afganistani

Bota

Ghani: IS “është duke u larguar” nga Afganistani

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:39

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se grupi militant Shteti Islamik është duke vuajtur në Afganistan, pasi që ka pësuar humbje të mëdha në njerëz dhe se grupi “është duke u larguar” nga Afganistani. Ai tha se grupi i ka humbur më shumë se 150 persona në Afganistan.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Ghani ka thënë njashtu se radio-stacioni i Shtetit Islamik në lindje të Afganistanit “ka heshtur”.

Sipas zyrtarëve amerikanë dhe afganë, radio Zëri i Kalifatit, është shkatërruar nga dy sulme që kanë ngjarë më 1 shkurt.

Shteti Islamik është forcë relativisht e re në Afganistan. Zyrtarët besojnë se ky grup ka në përbërje 1 mijë deri në 3 mijë pjesëtarë në Afganistan dhe se të njëjtit kanë bërë përpjekje për krijimin e një baze në Nangarhar.

Më 11 shkurt, një zëdhënës i ushtrisë amerikane, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë intensifikuar sulmet kundër IS-it në lindje të Afganistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat