Der Spiegel publikon videon: Rusët luftojnë me trupa tokësore në Siri, pranë Turqisë

Bota

Der Spiegel publikon videon: Rusët luftojnë me trupa tokësore në Siri, pranë Turqisë

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:36

Deri tani presidenti rus, Vladimir Putin e kishte mohuar kategorikisht pjesëmarrjen e trupave tokësore ruse, edhe pse disa politikanë perëndimorë kishin hedhur dyshime. Tani magazina gjermane, Der Spiegel, publikon videon e ushtarëve tokësorë rusë që luftojnë përkrah trupave të Assadit në kufi me Turqinë.

Ata ndodhen kryesisht në veriperëndim të Sirisë, provincën Latakia, që banohet nga minoritetin alevi dhe njëkohësisht është origjina e familjes Assad, përcjell Bota sot.

Në dy videot shikohen ushtarët rusë, që i përkthen ndokush nga arabishtja në rusisht.

Videoja e parë është marrë në fshatin Salma, 10 kilometra larg Turqisë, ndërsa videoja e dytë është marrë nga provinca e lartëpërmendur Latakia. Deri tani janë vrarë disa ushtarë rusë, por autoritetet e kanë mohuar të jenë vrarë nga luftimet tokësore./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat