BE-ja heq sanksionet kundër presidentit bjellorus Lukashenko

Bota

BE-ja heq sanksionet kundër presidentit bjellorus Lukashenko

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:07

​Bashkimi Evropian do të heqë sanksionet që ka dekretuar ndër vite kundër 170 personalitetesh bjelloruse për shkelje të të drejtave të njeriut, duke filluar nga presidenti Alexander Lukashenko, sipas disa burimesh diplomatike.

“28 ministrat evropiane të Punëve të Jashtme do të miratojnë të hënën një tekst që i hap rrugën heqjes së sanksioneve kundrejt 170 pesonaliteteve dhe tre entiteteve të prekura nga ngrirja e të ardhurave dhe një ndalim i vizave për në BE, gjatë një mbledhje në bruksel”, sipas të njëjtave burime.

Ky vendim më pas duhet të miratohet formalisht nga 28 shtetet anëtare më 29 shkurt, datë në të cilën këto sanksione, të pezulluara që prej tetorit 2015, skadojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat