Biden kërkon nga Poroshenko krijimin e qeverisë së unitetit

Bota

Biden kërkon nga Poroshenko krijimin e qeverisë së unitetit

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 09:51

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, që së shpejti ta krijoj një qeveri unike dhe t’i kryej reformat e kërkuara nga perëndimi.

Nevoja për të lëvizur shpejtë për ta kapërceyr krizën politike, pas dorëheqjes së ministrit të ekonomisë së Ukrainës, Aivaras Abromavicius, që është gjërësisht i respektuar, është theksuar në një bisedë telefonike të mbëmshme ndërmjet dy liderëve, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Zoti Abromavicius dha dorëheqje para një jave duke theksuar korrupsion brenda qeverisë së Ukrainës.

“Zëvendëspresidenti ka kërkuar që koalicioni qeverisës me të shpejtë ta krijoj unitetin për t’i lejuar Ukrainës që të lëvizë përpara me reforma, në harmoni me përkushtimet për programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Biden dhe Poroshenko, po ashtu, kanë diskutuar përshtimin e dhunës në pjesën lindore të Ukrainës dhe “kanë shprehur shqetësim serioz për përkeqësimin e situatës së sigurisë” atje, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat