SHBA dhe Rusia, qëndrime të kundërta në bisedimet për paqe në Siri

Bota

SHBA dhe Rusia, qëndrime të kundërta në bisedimet për paqe në Siri

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 21:47

​Shtetet e Bashkuara duket se nuk kanë të njëjtin qëndrim me Rusinë sa i përket strategjisë që duhet ndjekur në kuadër të vendosjes së paqes në Siri.

Gjatë takimit të mbajtur në Mynih, ku janë mbledhur edhe përfaqësues të tjerë të fuqive ndërkombëtare, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka zhvilluar bisedime me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Zyrtarët kanë paraqitur paraqitur ide të ndryshme, ku Kremlini ka mbështetur një triumf ushtarak të regjimit së Bashar Al-Assad, ndërkohë që Washingtoni ka propozuar një marrëveshje midis qeverisë dhe forcave opozitare.

Një tjetër çështje e pazgjidhur është ajo e bombardimeve nga forcat ajrore ruse. Grupet rebele të cilat kundërshtojnë regjimin e Bashar al Assad, kanë deklaruar se nuk do të pranojnë të diskutojnë për paqe për aq kohë sa sulmet e urdhëruara nga Ministria Ruse e Mbrojtjes do të vazhdojnë.

Ndërkohë, për mediat është prononcuar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila u shpreh se ndërkombëtarët duhet të bëjnë të pamundurën për t’i d hënë fund konfliktit. Ajo nënvizoi se përveçse në Siri, palët duhet të bashkëpunojnë më shumë edhe Irak, për të çliruar qytetet e marra nga militantët e Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat