Rusia: Bota shumë shpejt pranë Luftës së Tretë Botërore

Bota

Rusia: Bota shumë shpejt pranë Luftës së Tretë Botërore

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 20:37

Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ka shokuar pasi tha se bota mund të rrezikohet nga fillimi i një lufte të re botërore.

Në një intervistë për mediat vendase Medvedev tha se ofensiva e huaj në Siri paraqet rrezikun për fillimin e luftës botërore.

“Ofensivat tokësore bëjnë që një luftë të bëhet e përhershme. Të gjitha palët duhet të jenë të detyruara të ulen në tavolinën e negociatave më mirë se sa të fillohet një lufte e re botërore. Amerikanët dhe partnerët tanë arabë duhet të reflektojnë shumë mirë. A duan ata një luftë të përhershme, a mendojnë ata se mund ta fitojnë me shpejtësi një luftë të tillë? Diçka e kësaj natyre është e pamundur, veçanërisht në botën arabe”, u shpreh Medvedev.

Koalicione të ndryshme po vijojnë punën e tyre intensive për të shkatërruar bazat e Shtetit Islamik të ISIS-it në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat