Polici vret katër oficerë në Kandahar të Afganistanit

Bota

Polici vret katër oficerë në Kandahar të Afganistanit

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:16

Policia afgane thotë se katër oficerë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, kur një koleg i tyre ka hapur zjarr në provincën jugore të Kandaharit.

Zëdhënësi i policisë provinciale, Zia Durrani, ka njoftuar se të shtënat kanë ngjarë mbrëmjen e së mërkurës në një pikë kontrolli në qarkun Zhari.

Ai tha se polici që i ka vrarë kolegët, iu është bashkuara forcave policore dy vjet më parë ndërsa i njëjti, pas të shtënave, është vrarë nga një oficer tjetër policor.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi vjen disa ditë pasi një polic mashtrues i ka vrarë dhjetë kolegë të tij në krahinën qëndrore Uruzgan. Incidenti ka ngjarë më 26 janar.

Në fillim të muajit janar ndërkaq, nëntë policë të tjerë janë vrarë nga katër kolegë mashtrues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat